Shqip kudo që je!

Erblin Osmani nënshkruan kontratë afatgjatë me FC Bayern

Erblin Osmani nënshkruan kontratë afatgjatë me FC Bayern - Erblin Osmani nënshkruan kontratëafatgjatëmeFCBayern

Klubi gjerman FC Bayern Munich ka njoftuar zgjatjen e parakohshme dhe afatgjatë të kontratës me talentin e ri të mesfushës, Erblin Osmani. Futbollisti 17-vjeçar është pjesë e akademisë së klubit që nga hapja e Campus-it në vitin 2017 dhe ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e të rinjve.

SAUER: “PRESIM ME PADURIM HAPAT E ARDHSHËM ME TË”

Drejtori i zhvillimit të talenteve, Jochen Sauer, u shpreh:
“Erblin është një djalë i lindur në Mynih dhe një produkt i pastër i akademisë së FC Bayern. Ai tashmë ka debutuar me ekipin e parë dhe ne besojmë fuqishëm në potencialin e tij për të ardhmen. Jemi të lumtur që ai do të vazhdojë rrugëtimin e tij me ne.”

Osmani iu bashkua akademisë së Bayernit nga TSV Milbertshofen në moshën U9. Gjatë sezonit të kaluar ai luajti fillimisht me U17, më pas u aktivizua edhe me U19. Në muajin mars, ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë në ndeshjen e Bundesligës kundër Union Berlin (4:0), nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany në “Allianz Arena”.

Për sezonin e ardhshëm, Osmani pritet të jetë pjesë e ekipit U19, ndërsa kontrata e re do të shndërrohet automatikisht në kontratë profesionale sapo ai të mbushë 18 vjeç./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus