Futbollisti i Kombëtares U19 të Kosovës, Edon Krasniqi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratë me ekipin e parë të klubit gjerman TSV 1860 München.
Krasniqi është pjesë e akademisë së të rinjve të klubit bavarez që nga viti 2016, kur iu bashkua nga TuS Bad Aibling. Gjatë këtyre viteve, ai është zhvilluar profesionalisht dhe është shndërruar në një nga lojtarët e rëndësishëm në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Nënshkrimi i kontratës me ekipin e parë përbën një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e tij futbollistik dhe një dëshmi të punës, përkushtimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm ndër vite.
Ky sukses është gjithashtu një lajm i mirë për futbollin kosovar dhe për Kombëtaren U19, duke dëshmuar potencialin e talenteve të rinj që po zhvillohen në futbollin evropian.
Urime, Edon! Suksese në këtë kapitull të ri të karrierës dhe sa më shumë arritje me fanellën e TSV 1860 München!