Shqip kudo që je!

Dy orë në ditë dhe “mbyllje” gjatë natës: Ndryshimet e mëdha në Facebook dhe Instagram

Dy orë në ditë dhe “mbyllje” gjatë natës: Ndryshimet e mëdha në Facebook dhe Instagram - Dy orë ditëdhembylljegjatënatësNdryshimetemëdhanëFacebookdheInstagram

Meta, kompania që zotëron Facebook dhe Instagram, do të vendosë kufizime të reja për përdoruesit e mitur, pas një marrëveshjeje historike me shtetet amerikane, të cilat e kanë akuzuar kompaninë se platformat e saj janë dizajnuar në mënyrë që të krijojnë varësi dhe se nuk kanë mbrojtur mjaftueshëm fëmijët dhe adoleshentët.

Marrëveshja, e arritur me një koalicion shtetesh amerikane, parashikon që Meta të paguajë deri në 17.1 miliardë dollarë dhe të zbatojë një seri masash të reja për sigurinë e të rinjve në Facebook dhe Instagram.

Çfarë do të ndryshojë?

🔹 Maksimumi dy orë në ditë – përdoruesit nën 18 vjeç do të kenë një kufizim të paracaktuar prej dy orësh në ditë, i përbashkët për Facebook dhe Instagram. Çaktivizimi i këtij kufizimi do të kërkojë lejen e prindit.

🔹 “Night Mode” nga mesnata deri në 06:00 – gjatë këtyre orëve të rinjtë nuk do të mund të shfletojnë, të publikojnë apo të shohin përmbajtje në platformat e Metas.

🔹 “School Mode” – gjatë orarit të shkollës, nga ora 08:00 deri në 15:00, njoftimet automatike do të jenë të heshtura. Mesazhet direkte dhe njoftimet që lidhen me sigurinë e llogarisë do të përjashtohen.

🔹 Më pak presion nga “like”-t – numri i pëlqimeve dhe reagimeve do të fshihet si parazgjedhje për përdoruesit e mitur.

🔹 Kufizime për filtrat e bukurisë – do të bllokohen filtrat që simulojnë ndërhyrje kozmetike ose kirurgjikale, si dhe disa filtra të konsideruar ekstremë.

🔹 Më shumë kontroll prindëror – prindërit do të kenë mundësi të menaxhojnë më drejtpërdrejt mënyrën se si fëmijët e tyre përdorin Facebook dhe Instagram.

🔹 Reagim më i shpejtë ndaj përmbajtjeve të rrezikshme – Meta do të duhet të forcojë mekanizmat për raportimin dhe trajtimin e rasteve të bullizmit, vetëlëndimit dhe përmbajtjeve të tjera të dëmshme. Marrëveshja parashikon që kompania të reagojë ndaj shumicës dërrmuese të raportimeve të adoleshentëve brenda gjashtë orëve.

Një tjetër ndryshim është mundësia që të rinjtë të përdorin një “feed” jo të personalizuar, pra një rrjedhë përmbajtjesh që nuk bazohet në algoritmet e rekomandimit të Metas.

Një nga goditjet më të mëdha ligjore ndaj Metas

Marrëveshja i jep fund një beteje të gjatë ligjore në SHBA, ku shtetet amerikane e akuzuan Metan se kishte përdorur elemente të dizajnit të platformave për të rritur angazhimin dhe varësinë e përdoruesve të rinj, duke i ekspozuar ata ndaj rreziqeve psikologjike dhe duke mos i mbrojtur mjaftueshëm të dhënat e tyre. Meta nuk ka pranuar fajësinë për këto akuza.

Marrëveshja është përshkruar nga autoritetet amerikane si një nga marrëveshjet më të mëdha të këtij lloji në historinë e industrisë së teknologjisë. Shumica e masave parashikohet të qëndrojnë në fuqi për vite me radhë.

Por pyetja tash është: a do të përhapet ky model edhe në Evropë?

Në disa vende evropiane tashmë po diskutohet për kufizime më të forta të përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët. Vendimi amerikan mund të shërbejë si precedent dhe të shtojë presionin ndaj kompanive të teknologjisë edhe në Evropë.

Nëse këto rregulla shtrihen edhe jashtë SHBA-së, mënyra se si fëmijët dhe të rinjtë përdorin Facebook, Instagram dhe platformat e tjera sociale mund të ndryshojë ndjeshëm./kudoshqip.con

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus