Drita e ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës, duke festuar në Gjilan pas triumfit 2-0 ndaj Ballkanit.
“Intelektualët” me këtë fitore e siguruan edhe matematikisht titullin, në përballjen që ishte tepër dramatike nga fillimi.
Besnik Krasniqi ishte heroi i Dritës që shënoi një gol shumë të bukur pas 24 minutave lojë.
Drita në përgjithësi rezultoi të jetë më kërkuese pavarësisht që Ballkani zhvilloi disa aksione të bukura, të cilave gjithashtu iu mungoi konkretizimi.
Fitoren e Dritës e vulosi mbrojtësi Dante për të shënuar nga afërsia pas harkimit të Besnik Krasniqit (87′).
Me 66 pikë të mbledhura, Drita e siguron titullin e pestë në historinë e klubit, ndërsa i dyti radhazi nën drejtimin e Zekirija Ramadanit.
Kësisoj, Drita do ta përfaqësojë Kosovën sërish në kualifikimet për Ligën e Kampionëve që nisin në verë, derisa Ballkanit tani i mbetet të luftojë me Malishevën për pozitën e dytë./Telegrafi/
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera



NATO-60 mijë trupa pranë kufirit me Rusinë
29 Maj, 2026








Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri
28 Maj, 2026






