Shqip kudo që je!

Dramë politike: Vetëvendosje tërhiqet nga gara për president, sfidon opozitën me ofertë të re

Dramë politike: Vetëvendosje tërhiqet nga gara për president, sfidon opozitën me ofertë të re - Dramë politike Vetëvendosje tërhiqetngagarapërpresidentsfidonopozitënmeofertëtëre

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka bërë të ditur se është tërhequr nga kandidaturat e saj për postin e presidentit të vendit, duke propozuar një qasje të re për të shmangur një proces të ri zgjedhor.

Në një komunikatë për media pas mbledhjes së Kryesisë, LVV njofton se, në funksion të ruajtjes së stabilitetit institucional dhe evitimit të zgjedhjeve të parakohshme, i ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) që të propozojnë së bashku tre kandidatë për president.

Sipas kësaj partie, kandidatët duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar dhe kombëtar, me kontribut të dëshmuar profesional e shoqëror, si dhe jashtë skenës aktuale politike.

LVV thekson se për tre emrat e propozuar do të siguroheshin të paktën 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke krijuar kështu mundësinë për zgjedhjen e presidentit nga legjislatura aktuale.

Në kuadër të këtij propozimi, Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të tërhiqte nga gara kandidatët e saj, përfshirë zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Në komunikatë thuhet se, pavarësisht propozimeve të mëhershme nga LVV, përgjigjja nga partitë e tjera ka qenë refuzuese, çka ka shtyrë këtë subjekt politik të dalë me një propozim të ri, të cilin e cilëson si përbashkues dhe në interes të përgjithshëm.

“Një zgjidhje duhet të gjendet, sepse ajo është e mundshme. Duhet të angazhohemi së bashku, sepse është detyrë që buron nga përgjegjësia ndaj qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

LVV ka kërkuar nga PDK dhe LDK që të japin përgjigje lidhur me këtë propozim deri të dielën në mbrëmje, për shkak të afateve kushtetuese./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus