Shqip kudo që je!

Dobrindt: Gjermania përballet me rrezik të lartë sulmesh

Dobrindt: Gjermania përballet me rrezik të lartë sulmesh - Dobrindt Gjermania përballet merreziktëlartësulmesh

Ministri federal i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka paralajmëruar për një rritje të ndjeshme të kërcënimeve ndaj sigurisë në vend, duke theksuar se sulme të mundshme mund të ndodhin në çdo moment.

Në një intervistë për gazetën Welt am Sonntag, ai deklaroi se informacionet dhe raportimet e fundit nga shërbimet e sigurisë kanë ndikuar në ngritjen e nivelit të vlerësimit të rrezikut. Sipas tij, situata aktuale duhet konsideruar si një nivel i lartë kërcënimi, çka nënkupton se autoritetet duhet të jenë të përgatitura për skenarë të mundshëm sulmesh.

Dobrindt bëri të ditur se ekzistojnë indikacione konkrete për plane sulmesh që mund të synojnë jo vetëm infrastrukturën shtetërore, por edhe individë dhe institucione specifike.

Në këtë kontekst, ai kërkoi forcimin e masave të sigurisë, si në nivel kombëtar ashtu edhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Ai theksoi gjithashtu nevojën për modernizimin e shërbimeve informative, me qëllim që ato të bëhen më efektive dhe të afta për bashkëpunim të avancuar me shërbimet homologe jashtë vendit.

Më 13 gusht, qeveria gjermane pritet të shqyrtojë një paketë reformash ligjore për shërbimet informative. Sipas propozimeve, në raste të caktuara rreziku, këto shërbime mund të fitojnë kompetenca për ndërhyrje direkte, përtej rolit aktual të mbledhjes dhe analizimit të informacionit.

Megjithatë, ministri theksoi se ndarja e kompetencave mes policisë dhe shërbimeve sekrete do të mbetet e pandryshuar, duke nënvizuar se arrestimet do të vazhdojnë të jenë ekskluzivisht përgjegjësi e policisë./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus