Kanë dalë para gjykatës disa nga të dyshuarit që u arrestuan në aksionin e së mërkurës kundër krimit të organizuar, lidhur me realizimin e transaksioneve fiktive të derivateve të naftës.
Ky operacion ishte i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.
Përmes një komunikate të përbashkët të këtyre institucioneve ishte bërë e ditur se pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave se është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës.
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit është gjetur dhe sekuestruar 15 mijë euro, 5 vetura, 5 autobot për transport të derivative, 2 armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin, 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara./Reporteri.net/
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera


Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
29 Korrik, 2026

BMW në krizë? Lajmi për 8.000 largime trondit tregun
29 Korrik, 2026


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026



Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane
27 Korrik, 2026

Lajmet e Fundit


Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
29 Korrik, 2026

BMW në krizë? Lajmi për 8.000 largime trondit tregun
29 Korrik, 2026


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026
