Shqip kudo që je!

Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria vlerëson miqësinë dhe partneritetin strategjik

Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria vlerëson miqësinë dhe partneritetin strategjik - Begaj uron SHBA-në për250-vjetorinePavarësisëShqipëriavlerësonmiqësinëdhepartneritetinstrategjik

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj i ka përcjellë urimet më të përzemërta presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.
“Në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përcjell urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan. Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me ShBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit. Shqipëria i është mirënjohëse ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme që nga njohja si shtet deri në reformat kryesore në 35 vitet e fundit”, ka shkruar Begaj.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus