Një 25-vjeçare nga Kosova ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në orët e vona të së shtunës në rrugën L406, në zonën e Flattendorfit në Austri, shkruajnë mediat austriake.
Ajo ishte duke udhëtuar me veturën e saj në drejtim të Schildbachut, kur rreth orës 23:05, në kilometrin 20.1, ndodhi një përplasje ballore me një automjet që vinte nga drejtimi i kundërt. Vetura tjetër drejtohej nga një 27-vjeçar austriak.
Si pasojë e përplasjes, të dy shoferët pësuan lëndime të rënda. 25-vjeçarja nga Kosova u transportua në Spitalin Rajonal të Oberwartit për trajtim mjekësor.
Shoferi austriak mbeti i bllokuar brenda automjetit dhe u nxor nga ekipet e emergjencës. Ai fillimisht u dërgua në Spitalin Rajonal të Hartbergut, ndërsa më pas u transportua me helikopter në Spitalin Rajonal të Gracit. Gjendja e tij raportohet kritike, shkruan albinfo.at.
Austri: 25 vjeçarja nga Kosova përfshihet në një aksident të rëndë, shoferi përball ishte i dehur dhe pa patentë
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026



Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane
27 Korrik, 2026




Lajmet e Fundit


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026
