Shqip kudo që je!

Arbër Bullakaj, shqiptari nga Suhareka që hyn në Parlamentin Zviceran – takim me Kurtin në fokus mërgatën

Arbër Bullakaj, shqiptari nga Suhareka që hyn në Parlamentin Zviceran – takim me Kurtin në fokus mërgatën - Arbër Bullakaj shqiptari ngaSuharekaqëhynnëParlamentinZvicerantakimmeKurtinnëfokusmërgatën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim deputetin e ardhshëm të parlamentit federal të Zvicrës, Arbër Bullakaj, i cili pritet të nisë mandatin e tij në fund të këtij muaji.

Kurti e ka uruar Bullakajn për zgjedhjen në këtë institucion të rëndësishëm zviceran, duke e vlerësuar si një tjetër përfaqësues me prejardhje nga Kosova që arrin të depërtojë në politikën e lartë evropiane. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë simbolike dhe politike të këtij suksesi, pasi Bullakaj bëhet një nga të paktët përfaqësues me rrënjë kosovare në parlamentin federal të Zvicrës.

Arbër Bullakaj, i lindur në Suharekë dhe i shpërngulur në Zvicër në vitet ’90, ka mbi dy dekada angazhim në politikën zvicerane. Ai është anëtar i Këshillit Federal të Partisë Socialdemokrate (SP), president i SP Migrante në kantonin e St. Gallen dhe udhëheqës i Komitetit për Iniciativën Demokratike për reformën e shtetësisë zvicerane.

Kjo iniciativë, e cila ka siguruar mbi 100 mijë nënshkrime dhe është dorëzuar në parlament në nëntor 2024, synon lehtësimin e procedurave për fitimin e shtetësisë zvicerane.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për rolin e diasporës në proceset integruese, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në forcimin e lidhjeve politike, kulturore dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Në fokus ishte edhe kontributi gjithnjë e më i madh i mërgatës në zhvillimin e vendit dhe rritjen e prezencës së saj në institucionet evropiane.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus