Shqip kudo që je!

Ambasadori Pllana në diplomimin e Erza Shalajt në Budapest

Ambasadori Pllana në diplomimin e Erza Shalajt në Budapest - Ambasadori Pllana diplomimineErzaShalajtnëBudapest

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, Delfin Pllana, mori pjesë në ceremoninë solemne të diplomimit të studentëve në Semmelweis University në Budapest, një nga institucionet më të njohura evropiane në fushën e shkencave mjekësore.

Në mesin e të diplomuarve ishte edhe studentja nga Republika e Kosovës, Erza Shalaj, të cilën Ambasadori Pllana e përgëzoi për suksesin e arritur, duke i uruar shumë suksese në zhvillimin e mëtejshëm profesional dhe akademik.

Me këtë rast, Ambasadori Pllana shprehu mirënjohjen e tij ndaj Rektorit të universitetit, Béla Merkely, për ftesën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Semmelweis University u ofron studentëve nga Republika e Kosovës, duke krijuar mundësi të rëndësishme për arsimim cilësor dhe zhvillim profesional.

Gjatë takimit me Rektorin Merkely, Ambasadori Pllana theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Semmelweis University dhe fakulteteve të mjekësisë në universitetet dhe kolegjet e Republikës së Kosovës. Ai vlerësoi se zgjerimi i këtij bashkëpunimi do të kontribuojë në shkëmbimin e përvojave akademike, avancimin e kërkimit shkencor dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik të të dyja vendeve./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus