Shqip kudo që je!

Ambasada e Kosovës në Doha: Katari mbulon akomodimin për turistët e bllokuar

Ambasada e Kosovës në Doha: Katari mbulon akomodimin për turistët e bllokuar - Ambasada Kosovës nëDohaKatarimbulonakomodiminpërturistëtebllokuar

Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha ka njoftuar qytetarët e Republika e Kosovës që ndodhen në Katar se autoritetet vendase kanë marrë vendim për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit në hotel për turistët që nuk mund të largohen nga vendi për shkak të kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.

Sipas komunikatës zyrtare, masa ka hyrë në fuqi më 28 shkurt dhe do të zbatohet deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në stabilizimin e situatës.

Po ashtu, përfaqësia diplomatike ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet dhe do të informojë qytetarët për çdo njoftim të ri.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus