Shqip kudo që je!

Alba Festival 2026 bashkon mijëra shqiptarë në Cyrih me muzikë, energji dhe atmosferë unike

Alba Festival 2026 bashkon mijëra shqiptarë në Cyrih me muzikë, energji dhe atmosferë unike - Alba Festival 2026 bashkonmijërashqiptarënëCyrihmemuzikëenergjidheatmosferëunike

Cyrihu u shndërrua këtë fundjavë në qendrën e argëtimit dhe kulturës shqiptare, ndërsa mijëra pjesëmarrës morën pjesë në edicionin e sivjetmë të Alba Festival 2026. Festivali, i organizuar në hapësirën e Kasernenareal, mblodhi shqiptarë nga e gjithë Zvicra dhe vende të ndryshme evropiane, duke sjellë një atmosferë festive nën temperaturat e larta të verës.

Gjatë dy ditëve të festivalit, publiku pati mundësinë të shijojë performanca nga disa prej artistëve më të njohur të muzikës shqiptare, të cilët krijuan një program të larmishëm për të gjitha gjeneratat.

Një moment i veçantë ishte paraqitja e ikonës së muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu. Interpretimi i këngëve të tij të njohura u prit me emocione dhe duartrokitje të shumta, duke rikthyer kujtime dhe nostalgji te shumë pjesëmarrës.

Më pas, skena u pushtua nga ritmet moderne dhe energjia e artistëve të rinj. Mozzik, Getinjo, Dafina Zeqiri, Gjesti, Rina dhe shumë emra të tjerë të njohur elektrizuan atmosferën, ndërsa publiku këndoi dhe vallëzoi gjatë gjithë mbrëmjes.

Një nga kulmet e festivalit ishte performanca e reperit Noizy, i cili mbylli aktivitetin me një koncert spektakolar. Me hitet e tij më të njohura dhe energjinë karakteristike, ai krijoi një atmosferë të paharrueshme për mijëra fansa të pranishëm.

Përtej muzikës, Alba Festival vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm si pikëtakim i komunitetit shqiptar në diasporë. Në festival morën pjesë familje, të rinj, biznesmenë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme shqiptare, duke e shfrytëzuar ngjarjen edhe për rrjetëzim, takime dhe krijimin e kontakteve të reja.

Me organizimin e suksesshëm, pjesëmarrjen e lartë dhe emrat e njohur të skenës muzikore shqiptare, Alba Festival 2026 konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të diasporës shqiptare në Zvicër.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus