Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj tetë të dyshuarve për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civle”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit nga 24.03.1999 deri më 31.03. 1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një operacioni të gjerë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë këtij operacioni të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 të tjerë.
Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse të pandehurit thuhet se janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.K, V.M., D.R., Z.D., C.B.,M.I.,S.S. dhe S.K për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit nga 24.03.1999 deri më 31.03. 1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një operacioni të gjerë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera



Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
11 Shtator, 2026

Kuvendi vazhdon sot përpjekjen për zgjedhjen e nënkryetarëve
11 Shtator, 2026


19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
11 Shtator, 2026






“Shame and Money” i Visar Morinës shfaqet premierë në Berlin
10 Shtator, 2026
Lajmet e Fundit



Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
11 Shtator, 2026

Kuvendi vazhdon sot përpjekjen për zgjedhjen e nënkryetarëve
11 Shtator, 2026


19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
11 Shtator, 2026