Shqip kudo që je!

Aksident fatal në Austri, humb jetën një i ri nga Kosova

Aksident fatal në Austri, humb jetën një i ri nga Kosova - Aksident fatal AustrihumbjetënnjëiringaKosova

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Austri, ku një 19-vjeçar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën pas një përplasjeje të fortë me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50 në rrugën B129, në zonën e Alkoven. Sipas informacioneve fillestare, i riu, i cili jetonte në Eferding, është përplasur ballë për ballë me një kamion që drejtohej nga një 63-vjeçar.

Si pasojë e goditjes së fuqishme, automjeti i tij mbeti i bllokuar në rrugë, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për ta nxjerrë nga makina. Ai iu dorëzua ekipit mjekësor në vendngjarje, por plagët e rënda rezultuan fatale dhe mjeku konstatoi vdekjen e tij.

Në vendin e aksidentit ndodhej rastësisht edhe një mjeke, e cila ishte dëshmitare e ngjarjes dhe ofroi ndihmën e parë deri në mbërritjen e ekipeve emergjente, por pa mundur të shpëtojë jetën e të riut.

Sipas policisë, drejtuesi i kamionit nuk ka pësuar lëndime. Për shkak të ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës dhe pastrimit të rrugës, segmenti i aksidentuar u bllokua përkohësisht, ndërsa trafiku u devijua në rrugë alternative.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus