Shqip kudo që je!

Abdixhiku: LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë, qëndrojmë në opozitë

Abdixhiku: LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë, qëndrojmë në opozitë - Abdixhiku LDK-ja heq dorëngaçdokërkesëqëndrojmënëopozitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pas mbledhjes së grupit parlamentar, ka deklaruar se partia e tij ka vendosur të tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri, përfshirë edhe kërkesën për postin e presidentit.
Sipas tij, kërkesa për postin e presidentit ishte bërë me qëllim të ndërtimit të një ekuilibri institucional në vend teksa tha se Lëvizja Vetëvendosje i kishte propozuar LDK-së një rol që e cilësoi si “dekorativ” në qeveri, me vetëm tri ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit.

“Vetëvendosje kërkonte prani dekorative të LDK-së në qeveri, ku LDK-së i janë propozuar vetëm tri ministri dhe zëvendëskryeministri. Ne refuzuam një nënshtrim të tillë”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ai deklaroi se pas refuzimit të këtyre kushteve, LVV-ja nisi një betejë publike ndaj LDK-së.
“Koalicionet ndërtohen në bazë të besimit”, u shpreh ai.
Abdixhiku bëri të ditur se partia do të heqë dorë nga çdo kërkesë për përfshirje në qeveri dhe nga kërkesa për postin e presidentit.
“LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri dhe heqim dorë nga kërkesa për presidentin. LVV nuk do ta ketë LDK-në si dekor. LDK qëndron në opozitë”, tha ai.
Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme te kontribuojë në zgjedhjen e një presidenti qe mbron interesat e vendit.
“LVV le ta ketë gjithë pushtetin siç e ka kërkuar. Nuk kanë nevojë ta zgjasin formimin e institucioneve. Ne nuk jemi dekor e as alibi për dështimin”./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus