Një tjetër histori suksesi vjen nga mërgata shqiptare në sportin ndërkombëtar. Leonis Elezaj, një talent i ri i Akademisë së Hertha BSC, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke nënshkruar kontratë me gjigantin global të sportit, Nike. Me këtë marrëveshje, ai renditet ndër futbollistët më të rinj që arrijnë një nivel të tillë bashkëpunimi me një markë prestigjioze ndërkombëtare.
Vetëm pak ditë pas këtij momenti të rëndësishëm në karrierën e tij të hershme, Leonis festoi ditëlindjen e 11-të. Me këtë rast, ai u surprizua me një dhuratë simbolike – një top i personalizuar me simbolet e Kosovës.
Po ashtu, ai pati nderin të pritet në një takim nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, një vlerësim i veçantë për arritjet dhe potencialin e tij si sportist i ri.
Ambicia e tij më e madhe mbetet e qartë: të veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe të përfaqësojë vendin me krenari në skenën ndërkombëtare.
Suksese të tilla dëshmojnë për potencialin dhe përkushtimin e talenteve shqiptare në diasporë, të cilët po kontribuojnë në promovimin dhe lartësimin e emrit të Kosovës në arenën globale./kudoshqip.com
















