Hoteli Zig Zag në Jalë, është sekuestruar sot nga SPAK pas goditjes së grupit kriminal, të cilët dyshohet se përmes parava të pista kishin investuar në pasuri të paluajtshme, ndërtime etj.
Zig Zag është një nga hotelet me 5 yje, i cili ka një strukturë akomoduese me 200 dhoma dhe është ndërtuar në faqen e kodrës në zonën e Jalës.
Hotele e vila luksoze në vijën bregdetare shqiptare, në qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Dhërmie Sarandë por jo vetëm, janë mes pasurive të sekuestrua grupit kriminal të goditur nga SPAK.
Bëhet fjalë për 491 pasuri me vlerë 150 milionë euro.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi dyshohet se drejtohej nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, ndërsa në krye të skemës së pastrimit të parave qëndron Isa Aliu.
Masë arrest me burg është lëshuar edhe për Nikoll Bibaj, Sokol Bibaj, Armando Pacani, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu dhe Shpëtim Aliu.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera


Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
29 Korrik, 2026

BMW në krizë? Lajmi për 8.000 largime trondit tregun
29 Korrik, 2026


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026



Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane
27 Korrik, 2026

Lajmet e Fundit


Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
29 Korrik, 2026

BMW në krizë? Lajmi për 8.000 largime trondit tregun
29 Korrik, 2026


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026
