Shqip kudo që je!

KQZ përmbyll procesin: 131 mijë votues nga diaspora

KQZ përmbyll procesin: 131 mijë votues nga diaspora - KQZ përmbyll procesin 131mijëvotuesngadiaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Sipas të dhënave zyrtare, nga gjithsej 142,803 aplikime të pranuara, janë aprovuar 131,800 votues nga diaspora. Ndërkohë, 10,907 aplikime janë refuzuar, ndërsa 96 janë anuluar.

Pjesa më e madhe e bashkatdhetarëve kanë zgjedhur të votojnë përmes postës. Nga numri total i aplikimeve të aprovuara:

100,522 votues janë regjistruar për të pranuar fletëvotimet në adresat e tyre jashtë Kosovës,
3,502 kanë zgjedhur që pakot me fletëvotim t’i dërgojnë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë,
ndërsa 27,776 votues do të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në vendet ku jetojnë.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i votimit me postë do të nisë më 25 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor. Ndërsa votimi fizik në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet më 6 qershor.

Ky numër i konsiderueshëm i votuesve nga diaspora pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus