Shqip kudo që je!

Studentët shqiptarë në Shkup protestojnë sot për të drejtat gjuhësore

Studentët shqiptarë në Shkup protestojnë sot për të drejtat gjuhësore - Studentët shqiptarë Shkupprotestojnësotpërtëdrejtatgjuhësore

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar një protestë që do të mbahet sot (e hënë) në orën 16:30, para Urës së Gurit në Shkup.

Protesta organizohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”, me fokus kërkesën për mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Studentët kërkojnë që provimi të zhvillohet plotësisht në gjuhën amtare, me trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe me zbatim të plotë të të drejtave gjuhësore të garantuara me ligj.

Kjo nuk është hera e parë që ata dalin në protestë për këtë çështje, pasi edhe më herët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mungesën e kësaj të drejte.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus