Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në Çështjet Penale

Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në Çështjet Penale - Kosova Belgjika nënshkruajnëMarrëveshjepërndihmëtëndërsjellëjuridikenëÇështjetPenale
– min lexim Shpërndaje

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës kanë nënshkruar sot Marrëveshjen dypalëshe për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden.
Sipas njoftimit, marrëveshja mes dy vendeve pritet ndër të tjera të rrisë ndjeshëm efikasitetin në luftimin e krimit transnacional, dhe njëkohësisht krijon bazën ligjore për themelimin e grupeve të përbashkëta hetimore dhe përfshin dispozita të avancuara për ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, shkëmbimin e provave dhe informatave, si dhe marrjen e dëshmive përmes videokonferencës, në përputhje me praktikat më moderne ndërkombëtare.
Përmes kësaj Marrëveshjeje, thuhet se do të përcaktohen qartë format dhe mekanizmat e ndihmës juridike në çështjet penale, duke përfshirë kushtet për ofrimin e ndihmës, bazat për refuzim, legjislacionin e zbatueshëm dhe procedurat që ndiqen në kërkimin dhe realizimin e kësaj ndihme./Arbresh.info

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas