Shqip kudo që je!

Mungesa e karburantit prek 18% të stacioneve në Francë

Mungesa e karburantit prek 18% të stacioneve në Francë - Mungesa karburantit prek18tëstacionevenëFrancë

Rreth 18% e stacioneve të benzinës në Francë po përballen me mungesë të një lloji karburanti, sipas Ministres së re të Energjisë, Maud Bregeon.
Në një intervistë, ajo shpjegoi se situata është ndikuar nga vendimi i kompanisë “Total Energies” për të vendosur një tavan mbi çmimet me pakicë në Francë, duke i mbajtur ato më të ulëta se markat e tjera.
Ky veprim ka rritur kërkesën dhe ka shkaktuar probleme furnizimi në disa pika karburanti, shkruan Euronews.al.
Megjithatë, ministrja theksoi se nuk bëhet fjalë për një krizë të përgjithshme furnizimi, por për një problem logjistik të lidhur me ndryshimet e kërkesës në treg.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus