Shqip kudo që je!

5-vjeçari Tian Rahimi rezulton i zhdukur në lumin Reuss në Zvicër, familja apelon për ndihmë

5-vjeçari Tian Rahimi rezulton i zhdukur në lumin Reuss në Zvicër, familja apelon për ndihmë - 5-vjeçari Tian Rahimi rezultonizhdukurnëluminReussnëZvicërfamiljaapelonpërndihmë

Familja Rahimi-Hyda po kalon momente tepër të vështira pas zhdukjes së 5-vjeçarit Tian Rahimi, i cili humbi gjurmët të shtunën në lumin Reuss, në zonën e Mühlau-t, në kantonin Aargau të Zvicrës, pas një incidenti me barkë.

Operacioni i kërkimit ka hyrë tashmë në ditën e tretë, ndërsa ekipet e emergjencës dhe njësitë e specializuara të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën intensive përgjatë lumit dhe zonave përreth. Autoritetet zvicerane janë të angazhuara maksimalisht në përpjekjet për gjetjen e vogëlushit.

Paralelisht me operacionin zyrtar, familja ka bërë një apel publik për mbështetje nga komuniteti dhe qytetarët që mund të ndihmojnë në kërkime ose të ofrojnë informacione të vlefshme. Sipas familjarëve, çdo ndihmë, solidaritet dhe lutje ka një rëndësi të veçantë në këto ditë të vështira.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në kërkimet ose disponojnë informacione që mund të ndihmojnë autoritetet, mund të kontaktojnë në numrat:

📞 +41 76 280 90 49
📞 +41 78 880 28 87

Familja, miqtë dhe komuniteti shqiptar në Zvicër vazhdojnë të shpresojnë për një përfundim pozitiv, ndërsa kërkimet për Tianin po vazhdojnë pa ndërprerje. Solidariteti dhe mbështetja e qytetarëve mbeten një forcë e rëndësishme për familjen në këtë periudhë të dhimbshme.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4463871400562208&id=100008181757026&ref=embed_post

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus