Murat Avdyli, asamblist në Bad Homburg të Gjermanisë, ka ngritur në Bruksel çështjen e glorifikimit të kriminelëve të luftës në Serbi, duke iu referuar ish-komandantit serb Ratko Mlladiq.
I riu shqiptar nga Drenasi, Murat Avdyli, ka marrë fjalën në Bruksel, ku ka adresuar një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me qëndrimin ndaj Serbisë dhe glorifikimin e figurave të dënuara për krime të rënda gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, transmeton albinfo.ch.
Në fjalën e tij, 19-vjeçari është ndalur te rasti i Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.
Kosova
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit?
Murat Avdyli, asamblist në Bad Homburg të Gjermanisë, ka ngritur në Bruksel çështjen e glorifikimit të kriminelëve të luftës në Serbi, duke iu referuar ish-komandantit serb Ratko Mlladiq.
E mërkurë, 9 Shtator 2026 – 8:50Autor: Drin Reçica

I riu shqiptar nga Drenasi, Murat Avdyli, ka marrë fjalën në Bruksel, ku ka adresuar një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me qëndrimin ndaj Serbisë dhe glorifikimin e figurave të dënuara për krime të rënda gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, transmeton albinfo.ch.
Në fjalën e tij, 19-vjeçari është ndalur te rasti i Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.
“Si është e mundur të tolerohet Serbia, kur Ratko Mlladiqi, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnje, pas vdekjes u përcoll nga një pjesë e shoqërisë serbe si ‘mbrojtës i popullit serb’?”, ka pyetur Avdyli në Bruksel.
Nga Drenasi në politikën gjermane
Murat Avdyli është me origjinë nga Dobrosheci i Drenasit dhe, pavarësisht moshës së re, tashmë është i angazhuar në politikën lokale në Gjermani.
Në moshën 19-vjeçare, ai është zgjedhur anëtar i Asamblesë Komunale të Bad Homburgut, si kandidat i Unionit Kristian-Demokrat (CDU).
Në zgjedhjet lokale të marsit 2026, Avdyli ka siguruar 8 mijë e 722 vota, duke u bërë anëtari më i ri i kësaj asambleje.
Prania e tij në Bruksel dhe pyetja e adresuar për Serbinë dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës kanë tërhequr vëmendje si një tjetër angazhim i një të riu me prejardhje nga Kosova në skenën politike evropiane./Albinfo.ch

















