Shqip kudo që je!

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri u organizua një program i veçantë kulturor nga nxënësit e Shkollës Shqipe, i shoqëruar me hapjen e ekspozitës me vizatime me temë “Atdheu në sytë dhe mendjen time”.

Përmes këngëve dhe punimeve artistike, fëmijët shprehën me shumë kreativitet dhe ndjenjë mënyrën se si e perceptojnë dhe e përjetojnë atdheun. Vizatimet e ekspozuara tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve, duke reflektuar lidhjen e fortë që brezat e rinj ruajnë me vendin e origjinës, gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Atmosfera në ambientet e Ambasadës ishte festive dhe plot emocion, ndërsa nxënësit prezantuan me krenari programin e tyre artistik përpara prindërve dhe mysafirëve të ftuar.

Një falënderim i veçantë shkon për mësuesit: znj. Miradije Berisha, z. Osman Ademi dhe z. Ibrahim Hasani, për përkushtimin e tyre në edukimin dhe ruajtjen e identitetit kulturor te brezat e rinj. Po ashtu, mirënjohje për të gjithë prindërit që mbështesin vazhdimisht aktivitetet e fëmijëve.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus