Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të mos ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara apo Izraelit, duke theksuar se çdo sulm do të përballet me një reagim “si kurrë më parë”.
Reagimi i tij erdhi pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kërcënoi me goditje ndaj bazave amerikane dhe Izraelit, pas raportimeve për vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, gjatë sulmeve ajrore të përbashkëta SHBA–Izrael.
Në një mesazh të publikuar në platformën e tij, Truth Social, Trump deklaroi se Irani ka paralajmëruar një sulm të fuqishëm, por theksoi se një veprim i tillë do të sillte pasoja të rënda. Sipas tij, kundërpërgjigjja amerikane do të ishte e një intensiteti të paparë më herët.
Më herët, IRGC kishte njoftuar se po përgatitej një operacion i madh kundër objektivave amerikane. Ndërkohë, Trump e cilësoi Khamenein si një nga figurat më negative në histori dhe u bëri thirrje qytetarëve iranianë që të rimarrin kontrollin mbi vendin e tyre./kudoshqip.com/
Foto: AFP

















