Shqip kudo që je!

Sukses diplomatik: Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e Kosovës

Sukses diplomatik: Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e Kosovës - Sukses diplomatik Hannover AirportdheADACkorrigjojnëemërtimineKosovës

Hannover Airport dhe organizata gjermane ADAC kanë korrigjuar emërtimin e vendbanimeve të Kosovës, duke mos i paraqitur më si pjesë të Serbisë, por duke i klasifikuar saktë si vendbanime të Republikës së Kosovës.

Ky korrigjim erdhi pas reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, me qëllim të eliminimit të pasaktësive në paraqitjen ndërkombëtare të shtetit.

Sipas njoftimit, ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e saktësisë institucionale dhe në forcimin e prezantimit korrekt të Republikës së Kosovës në Gjermani.

Institucionet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, në rast se hasin kompani apo organizata gjermane ku Kosova paraqitet në mënyrë të pasaktë, të dërgojnë informacione dhe dëshmi përkatëse në adresën elektronike embassy.germany@rks-gov.net, në mënyrë që rastet të adresohen dhe korrigjohen. //kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus