Shqip kudo që je!

Presidentja Osmani: Si gjithmonë, Kosova qëndron e palëkundur krah ShBA-ve 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit theksoi se ora e lirisë ka ardhur për popullin iranian falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump.

Osmani në një postim në X shkruan se si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur krah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

“Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur krah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes”, shkruan Osmani. /kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus