
Venera Lumani dhe Lind Islami kanë prekur zemrat e ndjekësve me një video të re, ku i këndojnë djalit të tyre këngën “Mezi pres”. Në pamje shihet çifti duke interpretuar së bashku, teksa Lindi shoqëron me kitarë, ndërsa i vogli Drini dëgjon me vëmendje këngën që iu kushtua atij.
“1 vit nga ‘Mezi pres’. Dikur e këndonim si në ëndërr, me emocione të forta e të brishta; sot e kemi përballë dhe e përqafojmë,” kanë shkruar ata. “Dashuri pa kushte, Drini i nënës dhe babit.”
Kënga “Mezi pres” u lansua gjatë shtatzënisë së Venerës, si një dedikim i ndjerë për beben që po vinte në jetë.
Videoja ka ngjallur shumë emocione në rrjet dhe është komentuar gjerësisht si një nga momentet më të bukura dhe më intime që çifti ka ndarë me publikun deri më sot.

















