Shqip kudo që je!

Pianisti nga Kosova përkujton në Mynih 1.432 fëmijët e vrarë gjatë luftës

Pianisti nga Kosova përkujton në Mynih 1.432 fëmijët e vrarë gjatë luftës - Pianisti Kosova përkujtonnëMynih1432fëmijëtevrarëgjatëluftës

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovë, më 17 shkurt, pianisti Azem Haziri realizoi një performancë artistike në qendër të Mynih, në kujtim të 1.432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një proteste paqësore dhe simbolike, Haziri interpretoi këngën “Mos ua vrisni lumturinë”, duke tërhequr vëmendjen dhe kureshtjen e kalimtarëve të shumtë në një nga sheshet kryesore të qytetit.

Gjatë performancës, ai mbante pranë librin “Fëmijët shqiptarë në Kosovë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981–1999”, si dhe ishte veshur me një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ndërhyrje artistike synoi të rikujtojë opinionin publik ndërkombëtar për tragjedinë e fëmijëve të vrarë dhe për nevojën e kujtesës kolektive, drejtësisë dhe mos-harresës.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus