Shqip kudo që je!

Pas Yamalit, edhe Pedri dënon thirrjet islamofobike

Pas Yamalit, edhe Pedri dënon thirrjet islamofobike - Pas Yamalit edhe Pedridënonthirrjetislamofobike

Mesfushori i Spanjës, Pedri, ka folur kundër diskriminimit fetar pas një ndeshjeje miqësore kundër Egjiptit (0-0) në Barcelonë, ku një pjesë e tifozëve shënjestruan myslimanët me thirrje ofenduese.

Incidenti ndodhi në ‘RCDE Stadium’ rreth minutës së 20-të të ndeshjes së luajtur të martën mbrëma.

Një pjesë e tifozëve filluan të brohorisnin, “Kush nuk kërcen është mysliman”, me disa spektatorë që kërcyen në ritëm.

Këto thirrje bënë që ylli i Spanjës, Yamal, të reagoj me kundërshtim, ndërsa pas tij ka reaguar edhe ylli tjetër i Barcelonës, Pedri.

“Ne nuk i miratojmë thirrjet raciste. Nuk na pëlqejnë dhe kategorikisht nuk i mbështesim”, deklaroi fillimisht Pedri.

“Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta zhdukur këtë nga fushat e futbollit”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus