Shqip kudo që je!

NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës

NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës - NATO Ballkani Perëndimor mbetetlartnëagjendëneAleancës

Të enjten, më 12 shkurt, Ministrat e Mbrojtjes të vendeve aleate do të mblidhen në selinë e NATO-s në Bruksel, në kuadër të takimit të radhës ministror. Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën.

Në një deklaratë nga NATO thuhet se ministrat pritet të shkëmbejnë pikëpamje edhe për zbatimin e të gjitha misioneve dhe aktiviteteve të udhëhequra nga Aleanca, përfshirë KFOR-in.

“Ne presim që Ministrat e Mbrojtjes të shkëmbejnë gjithashtu pikëpamje mbi zbatimin e të gjitha misioneve dhe aktiviteteve të udhëhequra nga NATO, përfshirë KFOR-in. Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e NATO-s. Është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. NATO punon për të promovuar stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon. Angazhimi ynë për stabilitetin e rajonit është i palëkundur dhe nuk do të lejojmë krijimin e një vakumi sigurie”, thuhet në deklaratë.

KFOR-i është i vendosur në Kosovë për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë, lirinë e lëvizjes, si dhe për të mbështetur praninë civile ndërkombëtare dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Afërsisht 4,636 trupa nga 33 vende, kontribuojnë në përmbushjen e objektivave të misionit.

Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria, Turqia dhe Polonia kanë numrin më të madh të personelit ushtarak në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Telegrafi është në mesin e mediave rajonale dhe ndërkombëtare që do ta përcjellin këtë takim dhe do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet më të fundit.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus