Shqip kudo që je!

Mesazhi i Hoffenheim për yjet kosovarë: Krenari për Leonin, Albin dhe Fisnin

Mesazhi i Hoffenheim për yjet kosovarë: Krenari për Leonin, Albin dhe Fisnin - Mesazhi Hoffenheim përyjetkosovarëKrenaripërLeoninAlbindheFisnin

Klubi gjerman Hoffenheim ka reaguar me një mesazh mbështetjeje dhe krenarie për lojtarët e tij kosovarë, Leon Avdullahu, Albian Hajdari dhe Fisnik Asllani, pas përfundimit të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Edhe pse rrugëtimi i Kosovës nuk rezultoi i mjaftueshëm për kualifikim, nga Hoffenheim theksojnë se paraqitjet dhe përkushtimi i lojtarëve janë për t’u vlerësuar maksimalisht.

“Kokën lart Leon, Albi dhe Fis! Edhe pse në fund nuk ishte e mjaftueshme, mund të jeni shumë krenarë për arritjet tuaja në kualifikimet për Kupën e Botës”, thuhet në mesazhin e klubit.

Në të njëjtën kohë, Hoffenheim ka shprehur edhe mbështetje për Albian Hajdarin, duke i uruar rikuperim të shpejtë pas dëmtimit.

“Shërim të shpejtë, Albi!”, përfundon reagimi i klubit gjerman.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus