Sipas njoftimit zyrtar, ky program konsiderohet ndër më të avancuarit për zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit, duke përfshirë fusha kyçe si lidershipi, menaxhimi strategjik, teknikat moderne hetimore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër krimit.

Policia e Kosovës vlerëson se përfundimi i këtij programi nga major Hoti sjell përfitime të drejtpërdrejta për institucionin, përmes përvojave dhe njohurive të reja që pritet të ndikojnë në forcimin e kapaciteteve profesionale, përmirësimin e lidershipit dhe modernizimin e praktikave policore.
Me mbi 25 vite përvojë në shërbim, Vjollca Hoti ka mbajtur pozita të rëndësishme në sektorin operativ, duke udhëhequr struktura policore në situata sfiduese dhe duke kontribuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Kjo arritje konsiderohet gjithashtu dëshmi e përkushtimit të Policisë së Kosovës për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe për thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë.

Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Departamentit të Drejtësisë, programit DOJ-ICITAP dhe zyrës së FBI-së në Sofje, për kontributin e tyre në ngritjen e kapaciteteve dhe standardeve të policimit në vend.

















