Shqip kudo që je!

Kurti vjen në Mynih për Konferencën e Sigurisë

Kurti vjen në Mynih për Konferencën e Sigurisë - Kurti vjen MynihpërKonferencëneSigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih. 

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti në margjina të samitit do të ketë edhe takime bilaterale. 

Edhe presidentja Vjosa Osmani parashihej të ishte pjesë e Konferencës në Munih, por pjesëmarrjen e anuloi me arsyetimin se ka angazhim institucional dhe prioritete që lidhen me zhvillimet brenda vendit. 

Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku pritet të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe nga Kosova. Në Munih përveç kryeministrit Kurti, pritet të jetë dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, që në fund të shkurtit hyn në vitin e pestë, pritet të jetë temë kryesore e diskutimeve në Konferencë, por edhe tensionet që kanë të bëjnë me Iranin. //kudoshqip.com//

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus