Shqip kudo që je!

Kryetarja e Kuvendit: Barazia gjinore nis me zbatim dhe llogaridhënie

Kryetarja e Kuvendit: Barazia gjinore nis me zbatim dhe llogaridhënie - Kryetarja Kuvendit Baraziagjinorenismezbatimdhellogaridhënie

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të Javës së Gruas nga National Democratic Institute, ku ka qenë pjesë e panelit me temë “Rruga përpara: Avancimi i agjendës legjislative drejt qeverisjes së përgjegjshme gjinore”.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani, si dhe shumë figura të ndryshme nga jeta institucionale, politike dhe shoqëria civile.

Në fjalën e saj, Kryetarja theksoi se përgjegjësia politike për barazinë gjinore nuk përfundon me miratimin e ligjeve, por fillon pikërisht me zbatimin e tyre dhe me rritjen e llogaridhënies institucionale.

Ajo u zotua se në rolin e saj do të angazhohet për ta shtyrë përpara këtë agjendë, duke siguruar që perspektiva gjinore të jetë një filtër i domosdoshëm në hartimin e çdo ligji dhe politike publike.

Më tej, ajo theksoi se vendimmarrja duhet të prodhojë ndikim të matshëm në jetën e përditshme të grave dhe vajzave në Kosovë, duke e bërë barazinë gjinore një realitet të prekshëm.

Në funksion të këtij qëllimi, Kuvendi do të rrisë përkushtimin në mbikëqyrjen e institucioneve dhe do të kërkojë rezultate konkrete dhe të matshme në zbatimin e politikave për barazi gjinore./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus