Shqip kudo që je!

Kosova dhe Panamaja heqin vizat për pasaportat diplomatike, synohet liberalizim edhe për qytetarët

Kosova dhe Panamaja heqin vizat për pasaportat diplomatike, synohet liberalizim edhe për qytetarët - Kosova Panamaja heqinvizatpërpasaportatdiplomatikesynohetliberalizimedhepërqytetarët

Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë shënuar një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që rikonfirmoi përkushtimin e të dyja vendeve për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve diplomatike.

Gjatë takimit dypalësh që i parapriu nënshkrimit, palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta. Po ashtu, u trajtua zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin.

Ndër të tjera, u ra dakord që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave, të mbahet në Prishtinë në fund të vitit 2026.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus