Investimet e bizneseve nga Kosova në Shqipëri kanë shënuar një rritje të fortë gjatë vitit të fundit, duke e renditur Kosovën ndër investitorët më të rëndësishëm të huaj në tregun shqiptar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, flukset e investimeve kosovare janë rritur ndjeshëm. Vetëm gjatë 9-mujorit të vitit 2025, ato kanë arritur në 153 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Po ashtu, edhe stoku total i investimeve nga Kosova ka vijuar trendin pozitiv, duke kapur vlerën rreth 550 milionë euro në fund të kësaj periudhe, me një rritje mbi 40% në baza vjetore.
Ky zhvillim konfirmon intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe interesin në rritje të investitorëve kosovarë për tregun shqiptar.
















