Shqip kudo që je!

“I kam disa opsione”, Trump deklarohet pas sulmeve ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ka disa opsione përpara në një luftë kundër Iranit, përfshirë edhe një përpjekje afatgjatë për ta “marrë nën kontroll” vendin, në një intervistë të shkurtër për Axios.
“Unë mund të vazhdoj gjatë dhe ta marr të gjithë vendin nën kontroll, ose ta përfundoj brenda dy ose tre ditësh dhe t’u them iranianëve: ‘Shihemi përsëri pas disa vitesh nëse filloni të rindërtoni kapacitetet bërthamore të vendit”, tha ai.
Trump parashikoi gjithashtu se Iranit do t’i duhen “disa vite” për t’u rimëkëmbur nga sulmi i përbashkët SHBA-Izrael, i cili sipas tij erdhi pasi negociatat me udhëheqjen iraniane ngecën.
Në intervistë, Trump përmendi mungesën e progresit në bisedimet për ambiciet bërthamore të Iranit dhe historikun disa-dekadësh të lidhjes së Iranit me sulme të ndryshme nëpër botë. Ai gjithashtu pretendoi se Irani kishte filluar të rindërtonte disa nga objektet që SHBA i goditi vitin e kaluar, të cilat ai më parë i kishte quajtur “të shkatërruara plotësisht”.
Trump nuk dha një afat konkret për ofensivën, duke thënë se kjo do të varet nga zhvillimet në terren, përfshirë edhe fatin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus