Shqip kudo që je!

Hidhet shorti i Play-Off-it për Kupën e Botës: Kosova luan me Sllovakinë, në finale pret fituesin e duelit Turqi – Rumani

Hidhet shorti i Play-Off-it për Kupën e Botës: Kosova luan me Sllovakinë, në finale pret fituesin e duelit Turqi - Rumani - Hidhet shorti Play-Off-itpërKupëneBotësKosovaluanmeSllovakinënëfinalepretfituesineduelitTurqi-Rumani
Hidhet shorti i Play-Off-it për Kupën e Botës: Kosova luan me Sllovakinë, në finale pret fituesin e duelit Turqi - Rumani

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Play-Off për Kampionatin Botërorë.

Dardanët janë për herë të parë në Play-Off pas një kampanje të shkëlqyer kualifikuese ku përfunduan në pozitën e dytë të Grupit me 11 pikë, tre më pak se lideri Zvicra.

Në gjysmëfinale, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë në udhëtim.

E në rast se arrin fitore në gjysmëfinale, Dardanët në finale do të luajnë ndaj me fituesin e duelit Turqi – Rumani.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 26 mars, derisa finalja për një biletë në Kupën e Botës do të zhvillohet më 31 mars të vitit 2026.

Finalja për një vend në Botërorë, do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus