Shqip kudo që je!

Epopeja e UÇK-së shënohet sot – ora e parë mësimore në Kosovë i kushtohet luftës çlirimtare

Epopeja e UÇK-së shënohet sot – ora e parë mësimore në Kosovë i kushtohet luftës çlirimtare - Epopeja UÇK-së shënohetsotoraeparëmësimorenëKosovëikushtohetluftësçlirimtare

Sot në Kosovë fillon shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të vendit. Aktivitetet përkujtimore në nderim të luftës çlirimtare dhe të sakrificës së familjes Jashari do të zhvillohen më 5, 6 dhe 7 mars.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë mësimore sot i kushtohet Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së familjes Jashari, duke përkujtuar luftën për liri dhe historinë e kësaj periudhe.

Epopeja e UÇK-së lidhet drejtpërdrejt me qëndresën dhe sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes së tij, të cilët më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u përballën me një sulm të forcave serbe në Prekaz, ngjarje që konsiderohet një moment kyç në historinë e rezistencës së Kosovës.

Aktivitetet e parashikuara për 5 mars:

  • 08:00 – Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës i kushtohet Epopesë së UÇK-së
  • 09:00 – Mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës
  • 10:00 – Seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës
  • 10:00 – Seanca solemne edhe në kuvendet komunale në mbarë vendin
  • 12:00 – Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë
  • 14:30 – Gara mbarëkombëtare e volejbollit për femra “Adem Jashari” në Skenderaj

Manifestimet për Epopesë e UÇK-së vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve në vijim me aktivitete të shumta përkujtimore në nderim të dëshmorëve dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus