Shqip kudo që je!

“Drejtësi, jo politikë” – sot marshohet në Prishtinë për drejtësi në Hagë

“Drejtësi, jo politikë” – sot marshohet në Prishtinë për drejtësi në Hagë - Drejtësi jo politikë sotmarshohetnëPrishtinëpërdrejtësinëHagë

Sot në Prishtinë, në sheshin “Skenderbeu” do të marshohet me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Marshi do të mbahet në nisë në ora 14:00, ndërkaq është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

Ditë më parë, Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër” theksoi se të martën sheshi i kryeqytetit “nuk do të jetë thjesht një hapësirë publike, por zemra e Kosovës që rreh njëzëri”, duke e cilësuar marshin si dëshmi të unitetit qytetar në mbrojtje të drejtësisë, dinjitetit dhe respektit ndaj historisë së vendit.

Platforma “Liria ka Emër” u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 17 shkurt të dalin në shesh me familjet e tyre, në një marsh të qetë, dinjitoz dhe gjithëpërfshirës

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus