Shqip kudo që je!

Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton kulturën dhe traditat shqiptare

Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton kulturën dhe traditat shqiptare - Ambasada Shqipërisë nëVjenëprezantonkulturëndhetraditatshqiptare

Ambasada e Shqipërisë në Vjenë hapi sërish dyert për publikun.

Ashtu si një vit më parë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Vjenë hapi sërish dyert për banorët e lagjes 4, duke ofruar një mundësi të veçantë për t’u njohur më afër me vendin tonë, përcjell albinfo.at. 

Gjatë aktivitetit, vizitorët patën rastin të njihen me historinë, zhvillimet bashkëkohore, traditat dhe mikpritjen shqiptare, si dhe me potencialin turistik dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kjo përvojë i shtoi vizitorëve kureshtjen dhe dëshirën për ta vizituar Shqipërinë nga afër.

Kryetarja e Bashkisë së lagjes 4 të Vjenës, në territorin e së cilës ndodhet Ambasada — një zonë ku gjenden edhe shumë prej përfaqësive më të rëndësishme diplomatike në qytet, vlerësoi kontributin aktiv të ambasadës shqiptare. Ajo theksoi se “Ambasada e Shqipërisë është pa dyshim ndër më aktivet në Vjenë, me një profil të qartë kulturor e diplomatik”, duke shprehur mirënjohje për punën e saj të palodhur në promovimin e vendit tonë.

https://www.facebook.com/share/p/1D4nzujMF7/?mibextid=wwXIfr

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus