Shqip kudo që je!

Ambasada e Kosovës në SHBA shënon 18-vjetorin e Pavarësisë me pritje solemne

Ambasada e Kosovës në SHBA shënon 18-vjetorin e Pavarësisë me pritje solemne - Ambasada Kosovës nëSHBAshënon18-vjetorinePavarësisëmepritjesolemne

Washington, D.C. – Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar një pritje solemne me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke mbledhur personalitete të shumta nga trupi diplomatik, miq dhe partnerë të shtetit të Kosovës.

Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetëra të ftuar të dalluar, përfshirë përfaqësues të institucioneve amerikane dhe ndërkombëtare, si dhe anëtarë të komunitetit diplomatik në Washington. Kjo ngjarje shërbeu si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e Kosovës si shtet sovran dhe demokratik, si dhe mbi arritjet e saj gjatë këtyre 18 viteve.

Mbrëmja theksoi miqësinë e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke rikonfirmuar partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Të pranishëm nga Kosova ishin Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, si dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, të cilët me pjesëmarrjen e tyre nderuan këtë përvjetor të rëndësishëm.

Nga Ambasada u shpreh mirënjohje për të gjithë të pranishmit dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në proceset e saj shtetformuese dhe zhvillimore.

Kosova shënon këtë vit 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, duke theksuar përkushtimin e saj për forcimin e institucioneve demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus