Shqip kudo që je!

Ambasada e Kosovës në Norvegji mikpret rrjetin “Illyrian Brains” në Oslo

Ambasada e Kosovës në Norvegji mikpret rrjetin “Illyrian Brains” në Oslo - Ambasada Kosovës nëNorvegjimikpretrrjetinIllyrianBrainsnëOslo

Oslo – Ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji ka mirëpritur në ambientet e saj takimin e radhës të rrjetit “Illyrian Brains”, një platformë që bashkon profesionistë të rinj dhe të suksesshëm shqiptarë që veprojnë në Norvegji.

Takimi mblodhi anëtarë të komunitetit profesional shqiptar, të cilët përmes këtij rrjeti synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bashkëatdhetarëve, promovimin e ndihmës së ndërsjellë dhe ruajtjen e lidhjeve të qëndrueshme me vendin e origjinës.

Nga Ambasada u vlerësua angazhimi i profesionistëve shqiptarë në Norvegji, duke theksuar rëndësinë e nismave të tilla që krijojnë ura bashkëpunimi dhe promovojnë potencialin e shqiptarëve në diasporë.

Përfaqësuesit e Ambasadës shprehën mirënjohje për të gjithë anëtarët që morën pjesë në këtë aktivitet, si dhe mirëpritën ata që pritet t’i bashkohen takimeve të ardhshme.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që forcojnë rrjetëzimin profesional dhe bashkëpunimin brenda komunitetit shqiptar.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus