Nga e enjtja, 19 mars 2026, udhëtarët që planifikojnë të shkojnë në Aeroportin e Mynihut me trenin urban (S-Bahn) duhet të ndryshojnë planet e tyre. Deri më 23 mars, linjat S1 dhe S8 nuk do të operojnë drejt aeroportit për shkak të punimeve të njëkohshme në infrastrukturë.
Punimet nisin të enjten në orën 21:30 dhe zgjasin deri të hënën në orën 05:00. Sipas një zëdhënësi të hekurudhës, ndërprerja ndodh sepse punimet zhvillohen direkt në zonën e aeroportit, duke prekur të dyja linjat njëkohësisht. Këto ndërhyrje janë pjesë e projektit për ndërtimin e një sistemi të ri elektronik të sinjalizimit, në kuadër të projektit “Erdinger Ringschluss”.
Ndërprerje të ngjashme do të ketë edhe në një periudhë të dytë:
• Nga 19 mars, ora 21:30, deri më 23 mars, ora 05:00
• Nga 13 prill, ora 22:10, deri më 17 prill, ora 05:00
Gjatë këtyre ditëve, do të vendoset transport zëvendësues me autobusë për udhëtarët. Autobusët do të qarkullojnë:
• për linjën S1 midis Neufahrn dhe aeroportit
• për linjën RE 22 midis Freising dhe aeroportit
• për linjën S8 midis Ismaning dhe aeroportit
Edhe drejtuesit e aeroportit kanë bërë të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë përgjegjëse për transportin, për të siguruar që lidhja me aeroportin të mbetet sa më funksionale gjatë kohës së punimeve. Vendimet për ndërhyrje dhe organizimin e trafikut hekurudhor merren nga autoritetet përkatëse të transportit dhe operatorët hekurudhorë./kudoshqip.com/

















