Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Kurti takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kurti takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s - Kurti takon delegacionin eAsamblesëParlamentaretëNATO-s
– min lexim Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit një delegacion prej 11 anëtarësh nga nëntë shtete të ndryshme, pjesë e Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin dhe perspektivën e Kosovës në raport me Aleancën Veri-Atlantike.

Gjatë takimit, Kurti theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO përbën një prioritet strategjik për vendin, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt garantimit të paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet demokratike dhe progresin ekonomik të Kosovës, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe në rajon.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe avancimit të aftësimit profesional të pjesëtarëve të saj, në përputhje me politikat dhe standardet e NATO-s.

Takimi shërbeu si mundësi për të diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit dhe hapat e mëtejshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në funksion të objektivave strategjike të Republikës së Kosovës./kudoshqip.com

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas