Juventusi ka bërë publike listën me 23 lojtarët e grumbulluar për sfidën ndaj Genoas, ku vëmendjen e tërheq edhe prania e dy futbollistëve shqiptarë, Edon Zhegrovës dhe Arman Durmishit.
Zhegrova vazhdon të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Luciano Spalletti, ndërsa për Durmishin kjo është hera e parë që përfshihet në listën e të ftuarve të ekipit të parë për një ndeshje të tillë.

Përballja mes Genoas dhe Juventusit do të zhvillohet të enjten në mbrëmje, në stadiumin “Luigi Ferraris”, me fillim nga ora 20:45.
Për këtë takim, Spalletti do të duhet të bëjë llogaritë pa disa emra të rëndësishëm. Kenan Yildiz, Francisco Conceicao, Nico Gonzalez, Khephren Thuram dhe Manuel Locatelli mungojnë në listën e lojtarëve në dispozicion, ndërsa Zeki Celik, Jeff Ekhator, Arkadiusz Milik dhe Kamil Grabara janë gjithashtu jashtë për shkak të lëndimeve.
Këto mungesa mund t’i japin Spallettit mundësinë të bëjë ndryshime në formacionin startues, ndonëse alternativat e tij janë të kufizuara për shkak të numrit të madh të lojtarëve të padisponueshëm.
Sipas raportimeve para ndeshjes, Juventusi pritet të luajë me skemën 3-5-2, ndërsa Randal Kolo Muani mund ta nisë takimin nga stoli. Në sulm, Nick Woltemade dhe Kerim Alajbegovic përmenden si kandidatë për të luajtur nga minuta e parë.
Përfshirja e Durmishit në listë është një mundësi e madhe për futbollistin shqiptar që të jenë pjesë e skuadrës në këtë ndeshje të rëndësishme. Megjithatë, mbetet të shihet nëse Spalletti do t’i japë minuta gjatë përballjes me Genoan.
Portierët 23. Carlo Pinsoglio, 25. Guglielmo Vicario, 33. Neto
Mbrojtës: 3. Bremer, 4. Federico Gatti, 6. Lloyd Kelly, 15. Pierre Kalulu, 20. Andrea Cambiaso, 24. Daniele Rugani, 26. Jhon Lucumi, 32. Juan Cabal, 43. Filippo Pagnucco
Mesfushorët: 8. Teun Koopmeiners, 12. Douglas Luiz, 22. Weston McKennie, 29. Pape Matar Sarr, 41. Augusto Owusu
Sulmues: 9. Randal Kolo Muani, 11. Edon Zhegrova, 13. Jeremie Boga, 17. Kerim Alajbegovic, 27. Nick Woltemade, 47. Arman Durmishi.