Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Harry Kane fiton çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit 2026, vendos rekord të ri

Harry Kane fiton çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit 2026, vendos rekord të ri - Harry Kane fiton çmiminesulmuesitmëtëmirëtëvitit2026vendosrekordtëri
– min lexim Shpërndaje

Harry Kane është fituesi i çmimit “Sulmuesi i Vitit” në ceremoninë e Topit të Artë 2026, pasi ka realizuar plot 73 gola për klubin dhe kombëtaren gjatë sezonit 2025/26.

Sulmuesi anglez është shpërblyer për një sezon fantastik para portës, duke e fituar këtë çmim për herë të dytë në karrierën e tij. Kane e kishte fituar trofeun edhe në vitin 2024, kur kishte realizuar 52 gola, po aq sa Kylian Mbappe.

Me 73 golat e shënuar këtë sezon, ylli anglez ka vendosur rekord të ri për numrin më të madh të golave me të cilët është fituar ky çmim, duke lënë pas Viktor Gyökeresin, i cili në vitin 2025 ishte shpallur fitues me 63 gola.

Çmimi, i njohur më parë si trofeu “Gerd Müller”, i jepet sulmuesit me numrin më të madh të golave të realizuar për klubin dhe kombëtaren gjatë sezonit.

Kane e nis kështu mbrëmjen e ceremonisë me një tjetër trofe individual, ndërsa mbetet të shihet nëse anglezi do të fitojë edhe ndonjë çmim tjetër.

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas