Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Kosova mirëpret 39 diplomatë të rinj nga e gjithë bota

Kosova mirëpret 39 diplomatë të rinj nga e gjithë bota - Kosova mirëpret 39 diplomatëtërinjngaegjithëbota
– min lexim Shpërndaje

Republika e Kosovës do të mirëpresë 39 diplomatë të rinj nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të marrin pjesë në edicionin e 12-të të Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Tema e këtij edicioni është “Shtetet e vogla – Diplomacia e mençur: Siguria dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në kohë të pasigurisë globale”, me fokus në sfidat aktuale të diplomacisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë programit njëjavor, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë për çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, diplomacinë ekonomike dhe rolin e shteteve të vogla në zhvillimet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Përmes këtij programi synohet të krijohet një hapësirë për dialog, shkëmbim të përvojave profesionale dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet diplomatëve të rinj nga vende të ndryshme të botës.

Organizimi i këtij edicioni përbën një mundësi për promovimin e Kosovës si vend i angazhuar në diplomacinë ndërkombëtare dhe në avancimin e bashkëpunimit mes shteteve./kudoshqip

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas